“Mjaft më!”, Osmani shfaqet me portretin e Rugovës në prapavijë, fton qytetarët që të bashkohen në misionin e saj

Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja, që sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të mbahen brenda 45 ditësh, përcjell TV21.

Ish-presdientja e Kosovës, Vjosa Osmani mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një video, ku mes tjerash thotë “Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli!”.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, po ky popull ka ditur të ngritet edhe nga momente shumë më të rënda. Ka ardhur momenti që të japim dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft më me urrejtje, mjaftë më me përçarje , mjaftë më me ndjellje të frikës. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dhe vetëm dashni për njëri-tjetrin dhe vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë. Aty ku ka propagandë dhe shpifje, duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj që të bashkoheni në këtë mision, sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, tha Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu