Mjegull e madhe në rrugët e Maqedonisë

Për shkak të mjegullës ulje të dukshmërisë deri në 50 metra ka në akset rrugore Stracin, Tetovë dhe Pavleshnici. ndërsa prej 50 deri 100 metra në Gostivar, Shtip, Manastir, Prilep, Ohër, Strugë dhe Resnjë.

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu