Mjeku i suksesshëm Arben Labënishti, ‘motorr’ i AAA për njësinë e 5-të zgjedhore

Mbrëmjen e djeshme u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të Alternativës pas mbajtjes së Kongresit të Parë të partisë. Në këtë mbledhje në rend dite ishte edhe zgjedhja e Kryesisë së re Qendrore.

Në këtë mbledhje po ashtu nënkryetarë të AAA u zgjodhën: Bekim Sali, Admirim Aliti, Safije Sadiki – Shaini, Arben Labënishti dhe Amir Elezi.

Ndërkaq, një nga emrat e zgjedhur si nënkryetar dhe që i jep shtysë partisë së Afrim Gashit është emri i njohur për opinionin publik, mjeku i suksesshëm dhe profesionist, Arben Labënishti, i cili pritet te jete “motorr” i Alternativës për njësinë e 5-të zgjedhore, ku pritet që ai të fuqizojë degët dhe ta bejnë konkuruese Alternativën për të nxjerrë deputet nga kjo njësi.

Arben Labënishti, përveç se i suksesshëm në profesionin e tij, ai ka qenë deputet dhe zv. Ministër i Mbrojtjes, si dhe drejtor i institutit për sëmundje të mushkërive./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu