Mjeku që u takua me Putin javën e kaluar është i infektuar me korona virusin

Mjeku që javën e kaluar kishte biseduar me Presidenti e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë njërës prej vizitave të tij në spitalin infektiv të Moskës, është i infektuar me korona virusin e ri SARS-CoV-2.

Mjekut kryesor të spitalit moskovit për shërimin e të sëmurëve nga COVID-19 rezultoi pozitiv në testin për korona virus, njoftoi televizioni shtetëror rus Russia 24.

Presidenti rus Putin të martën e javës së kaluar kishte vizituar spitalin Komunarka ku ishte takuar me mjekun Denis Procenko, e siç shihet nga pamjet televizive asnjëri prej tyre nuk mbante pajisje mbrojtëse.

Nga Kremilin u njoftua sot se Putin testohet rregullisht për korona virus dhe se gjithçka është në rregull, ka shtuar agjencia RIA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu