Mjeku shqiptar prek ëndrrën në Universitetin më prestigjioz , Doc.Dr.Shaban Memeti zgjidhet Profesor i asociuar

Dr. Shaban Memeti po shkruan historin më të re në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup.

Ai sot është zgjedhur profesor i asocuar i Kirurgjisë së fëmijëve dhe Kujdesit shëndetësor shkruan.

Doc.dr. Shaban Memeti unanimisht është zgjedhur nga ana e Këshillit mësimoro-shkencor pranë Universitetit më prestigjioz në Maqedonin e Veriut.

Ai është afro 50 vjeç, i martuar me 3 fëmijë dhe i ka kushtuar të gjithë jetën e tij fushës së mjekësisë, ku është vlerësuar me grada shkencore.

Dr. Memeti i ka kushtuar të gjithë jetën e tij fushës së mjekësisë duke kryer specializime në fushën e kirurgjisë së fëmijëve.

Sukseset e tij dallojnë, pasi arriti që të mbaj ligjërat në Universitetin me famë botërore, Harward në Boston të SHBA në vitin 2019-të.

Ndërsa në revistën prestigjioze EUROSURVELLANCE është antarë i Këshillit redaktues.

Në maj të vitit 2023 Profesor d-r. Memeti përfundon trajnim në Universitetin në Strasburg, Francë si dhe aktivitete të shumta unë Universitetin më të prestigjioz në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Para disa vitesh ka marrë gradën Doktor i Shkencave të mjekësisë në Universitetin e mirënjohur “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup.

Interesi i Dr. Shaban Memedit për mjekësinë ka nisur më shumë se 30 vite më parë, kur ai mbaroi Shkollën e Mesme Mjekësore në qytetin e tij të lindjes, Tetovë. Më pas ai ndoqi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës, të cilat i përfundoi më suksesin më të lartë, shkruan AmerikaRadio.

Pas përfundimit të studimeve Dr. Memedi i dedikoi jetën karrierës akademike, por pa lënë pas dore ushtrimin e aktivitetit të mjekut si një kirurg i përkryer pranë Klinikës Universitare për Kirurgji të Fëmijëve në Shkup, duke operuar rastet më të komplikuara të fëmijëve të sëmur me patologji të ndryshme.

Gjatë këtyre viteve Dr. Memedi ka kryer trajnime të ndryshme në shumë shtete në Evropës dhe në Amerikë.

Të gjitha njohuritë e tij janë vënë në shërbim të mjekësisë të shtetit tonë dhe më konkretisht të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shkup. Punimet shkencore të Dr. Shaban Memedit janë prezantuar në katedra të ndryshme europiane si edhe në SHBA.

Studimet e thelluara pasuniversitare dhe karriera e gjatë dhe e suksesshme në sistemin shëndetësor, e rendisin Prof.Dr. Shaban Memedin një nga mjekët më të kualifikuar në Maqedoninë e Veriut. Aktualisht Dr. Memedi ushtron detyrën e kirurgut të fëmijëve në QSU “Nënë Tereza” në Shkup dhe detyrën e drejtorit të Institutit për Shëndet Publik.

Më poshtë e keni biografin e plotë.

BIOGRAFIA

Profesor d-r. Shaban Memeti

Profesor d-r. Shaban Memeti ka lindur më 07.03.1974 në fshatin Dobrosht, Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin akademik 1993/94 regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, Republika e Shqipërisë, ku diplomon më 30.07.1999 me sukses mesatar 8,96/10.

Në periudhën nga muaji gusht deri në muajin nëntor të vitit 1999 punon si mjek në kampin e refugjatëve kosovarë në fshatin Neproshten, Tetovë (bashkëpunëtor i organizatës humanitare gjermane “Die Johanniter”). Pas kësaj, nga muaji gusht i vitit 2001 – shtator 2004 kryen funksionin e drejtorit në poliklinikën “EN-MEDICA”, në fshatin Dobrosht, Tetovë.

Nga shtatori i vitit 2004 punësohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Shkup. Si asistent i ri në lëndën e kirurgjisë zgjidhet më 22.05.2008, ndërsa si asistent në po atë lëndë zgjidhet më 17.03.2011. Më 30.03.2009 e jep provimin specialistik në degën e kirurgjisë së fëmijëve në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Në vitin akademik 2011/12 regjistron studimet e doktoraturës në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Më 25.6.2018 e mbron disertacionin e doktoraturës me temë: “Krahasimi i metodës konservative kundrejt asaj endoskopike në trajtimin e refluksit vezikouretral“, me çka merr titullin shkencor: doktor i shkencave të mjekësisë – mjekësia klinike nga fusha e kirurgjisë së fëmijëve.

Më 10.05.2019 zgjidhet Docent në lëndët në fushat mësimore – shkencore: kirurgjia dhe kirurgjia e fëmijëve, në Katedrën e kirurgjisë.

Nga muaji tetor i vitit 2009 njëkohësisht e kryen edhe detyrën e Drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më 23.04.2021 emërohet drejtor mjekësor në I.Sh.P. Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Krahas gjuhës shqipe dhe asaj maqedonase, Profesor d-r. Memeti zotëron në mënyrë aktive edhe gjuhën angleze, serbe dhe kroate.

Në kuadër të veprimtarisë mësimore-edukative në Fakultetin e Mjekësisë pranë UKM – Shkup, Profesor d-r. Shaban Memeti është i përfshirë rregullisht dhe në mënyrë aktive në realizimin e procesit mësimor në lëndën e kirurgjisë së përgjithshme dhe atë të kirurgjisë së fëmijëve. Profesor d-r. Memeti është i përfshirë në mënyrë aktive edhe në realizimin e mësimit praktik për studentët e mjekësisë dhe specializantëve të kirurgjisë. Në të njëjtën kohë ai në mënyrë metodike dhe sistematike i përvetëson detyrat e përcaktuara. Mendojmë se qasja e tij serioze ndaj materialit të kirurgjisë së përgjithshme dhe asaj të fëmijëve paraqet cilësi në realizimin e mësimdhënies teorike dhe praktike.

Kandidati ka marrë pjesë si anëtar i komisionit për vlerësim dhe mbrojtje të 3 punimeve diplomike, 2 punimeve specialistike dhe 2 disertacioneve të doktoraturës.

Profesor d-r. Memeti, përmes punës së përditshme në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, merr pjesë aktive në zgjidhjen e problemeve profesionale në fushën e kirurgjisë së fëmijëve, si ato rutinore ashtu edhe ato më komplekse, veçanërisht në fushën e kirurgjisë neonatale dhe urologjisë pediatrike.

Në shtator të vitit 2022 Profesor d-r. Memeti përfundon kursin për kirurgji neonatale dhe minimalisht invazive në kuadër të 13th Central & Eastern European Course in Pediatric Surgery, në Prishtinë, Kosovë.

Në maj të vitit 2023 Profesor d-r. Memeti përfundon trajnim në Universitetin në Strasburg, Francë, (Training in Minimal Access Suregry), të organizuar nga IRCAD/ University of Strasbourg, France.

Profesor d-r. Memeti ka marrë pjesë në më shumë seminare brenda dhe jashtë vendit, nga të cilat si më të rëndësishme i veçojmë: një numër i madh i seminareve dhe konferencave të organizuara nga ECDC (Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve); punëtoritë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë; një numër i madh i seminareve dhe konferencave të B.E.N.A. (Balkan Environmental Association – Shoqata Ballkanike e Mjedisit Jetësor).

Krahas kësaj, Profesor d-r. Memeti është përfaqësues kombëtar në rrjetin EpiSouth për kontrollin e sëmundjeve ngjitëse në vendet e Mesdheut dhe në Ballkan (EpiSouth: Netëork for communicable diseases control in Mediterranean countries and Balkans), si dhe kryetar i Forumit të Qendrave Mjekësore të Trajnimit në kuadër të MediPIET – Mediterranean Training Program for Intervention Epidemiology (Programi Mesdhetar për Trajnim për Epidemiologji Intervente).

Profesor d-r. Memeti është anëtar i Forumit Këshillëdhënës të ECDC-së dhe anëtar i Komitetit për Mbështetje Teknike të Fondacionit Kombëtar të Transplantimit. Ai është personi kombëtar për kontakt i OBSH-së në fushën e Rregullores Ndërkombëtare Shëndetësore (International Health Regulation); kryetar i Komitetit Kombëtar dhe personi kombëtar për kontakt për Codex Alimentarius; si dhe personi kombëtar për kontakt për Marrëveshjen për Masat Sanitare dhe Fitosanitare në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Profesor d-r. Memeti është personi kombëtar për kontakt edhe sa i përket bashkëpunimit në shëndetësinë publike me OBSH, UNICEF, ECDC, UNFPA, MediPIET – Mediterranean Programme for Intervention Epidemiology Training, etj.

Profesor d-r. Memeti ka qenë i emëruar nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë anëtar i disa komisioneve nga fusha e shëndetësisë, si: Komisioni për barnat; Komisioni në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për trajtimin e pacientëve jashtë vendit; Komiteti për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor; Komisioni për Ligjin për Mbrojtjen Shëndetësore etj., nga data 01.02.2022 Profesor dr. Memeti është anëtar i Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, Profesor d-r. Memeti është anëtar i disa shoqatave dhe asociacioneve profesionale, si: Oda e Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ku njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit Drejtues dhe zëvendës redaktor i revistës Vox Medici); anëtar i Shoqatës së Kirurgëve të Maqedonisë; anëtar i Shoqatës së Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacistëve Shqiptarë në Maqedoni; anëtar i B.E.N.A. (Shoqata Ballkanike e Mjedisit Jetësor) dhe anëtar i IANPHI (International Association of National Public Health Institutes –Shoqata Ndërkombëtare e Instituteve Kombëtare të Shëndetit Publik).

Profesor d-r. Memeti është autor dhe bashkëautor i më shumë se 130 punimeve, një pjesë e të cilave janë publikuar në revista prestigjioze shkencore, ndërsa të tjerat janë prezantuar në kongrese dhe takime profesionale në vend dhe në ato ndërkombëtare. Në 5 vitet e fundit ka botuar 9 punime në revista me impakt faktor. Gjithashtu, Profesor d-r. Memeti është autor dhe bashkautor i disa monografive dhe udhëzuesve në fushën e kirurgjisë dhe shëndetit publik.

Më 24–26.05.2019 mbajti ligëratë me ftesë të Harvard Medical School, në kuadër të Global Health Catalyst Summit.

Profesor d-r. Memeti është anëtar i këshillit redaktues të revistës shkencore/profesionale Arkivat e Shëndetit Publik dhe në revistën ndërkombëtare shkencore/profesionale Eurosurveillance (Europe’s journal on infectious disease surveillance, epidemiology, prevention and control).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu