Mogherini dhe Hahn e përshëndesin nënshkrimin e marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Bashkimi Evropian përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe për fqinjësi të mirë dha bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Hahn dhe Mogherini në një deklaratë të përbashkët thonë se kjo tregon vendosmërinë nga dy shtetet për tejkalimin e çështjeve mes tyre.

“Kjo marrëveshje tregon vendosmërinë e dy palëve për tejkalimin e çështjeve dypalëshe dhe paraqet inspirim për gjithë rajonin. Ky është një hap para në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe forcin perspektivën euroatlantike të Maqedonisë në interes të qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Hahn-it dhe Mogherini-t.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu