Mogherini flet për vizitat në Ballkan, nuk tregon se çfarë foli me Thaçin e Vuçiqin

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini, nuk ka komentuar as edhe një detaj rreth bisedave që pati në takimet në Tiranë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë serb Aleksandar Vuçiq.

Mogherini përmes një kumtese të lëshuar, ka shkruar për secilin takim në detaje rreth analizave të saj, por për bisedat mes Vuçiq, Dodik e Thaçit, nuk ka bërë të ditur asgjë, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, Federica Mogherini, për takimet që pati në Samitin e Brdo-Brijunit, ka treguar se ç’ka biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ajo thotë se i ka përsëritur kryeministrit shqiptar se është koha për të çelur negociatat për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu