“Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova”

Granit Xhaka, lojtari i kombëtares së Zvicrës i është gëzuar tej mase golit të shënuar në ndeshjen e Kampionatit Botëror në mes të Zvicrës dhe Serbisë.

Veç festës me shqiponjë që bëri menjëherë pasi dha golin e parë të Zvicrës në këtë përballje, ai ka një dedikim për këtë.

“Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova” është shrkrimi i Xhakës në Instagramin e tij.

Xhaka shënoi gol në minutën e 52-të nga 30 metra duke tundur rrjetën e portierit të Serbisë dhe barazoi rezultatin në 1-1. Golin e fitores e shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e 90-të, duke kaluar Zvicrën në epërsi 2-1, që ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu