Moldavia dërgon 41 ushtarë në Kosovë

Një kontingjent prej 41 ushtarësh të Ushtrisë Kombëtare të Moldavisë është nisur drejt Kosovës për t’iu bashkuar misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, ku do të shërbejë për gjashtë muaj.

Para nisjes, ushtarët përfunduan një program të gjerë trajnimi, ndërsa në Kosovë do të punojnë së bashku me pjesëtarë të forcave nga vende të tjera për monitorimin e situatës së sigurisë, transmeton Zeri.info.

Siç raporton mediumi publik moldav, në kuadër të misionit, kontingjenti moldav do të jetë përgjegjës për sigurimin e objekteve ushtarake dhe zhvillimin e patrullimeve në zonën e tij të përgjegjësisë. Trupat do të veprojnë nën Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it dhe do të vendosen në bazën ushtarake “Camp Villaggio Italia” në Pejë.

Në mesin e pjesëtarëve të kontingjentit janë edhe shtatë gra ushtarake.

Moldavia e nisi pjesëmarrjen në misionin paqeruajtës të KFOR-it më 8 mars 2014./Zëri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu