Molliqaj kritikon opozitën: Kështu ndodhë kur je i rreshtuar me sy kah zgjedhjet e ardhshme

Dardan Molliqaj nga PSD, ka kritkiuar opozitën e cila sipas tij, nuk po bën asnjë reagim ndaj marrëveshjes e cila është arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, “opozita parlamentare është për legjitimim të pushtetit. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kuvendit i ka rrjedhur fuqia politike, përgjegjëse për të cilën është opozita. Dëmet nga ta nuk janë më të vogla”.

Postimi në Facebook:

“Opozitë për lakmi

As nuk i ka pyetjet, as dilemat, as besimin. Tamam si militanti i VV-së.

Opozita nuk është platformë pa pushtet. Përkundrazi, prodhon, ndikon dhe ka fuqi politike. E sot, ka një përgjegjësi unike. Dhe duke qenë jashtë ekzekutivit është edhe e lirë nga shtrëngesat dhe kushtëzimet që vijnë me zbatimin e ligjit.

Mirëpo, duket që për momentin opozita parlamentare është për legjitimim të pushtetit. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kuvendit i ka rrjedhur fuqia politike, përgjegjëse për të cilën është opozita. Dëmet nga ta nuk janë më të vogla. Kështu ndodhë kur je i rreshtuar me sy kah zgjedhjet e ardhshme”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu