Molotov, vezë dhe sherr mes protestuesve, Rithemelimi tubim përballë Bashkisë së Tiranës. “Harrohet” heqja e gardhit metalik

Disa anëtarë dhe mbështetës të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë janë mbledhur sërish këtë të martë para bashkisë së Tiranë për të protestuar dhe për të kërkuar që kreu i kësaj bashkie të largohet.

Sikundër edhe në protestat e tjera të zhvilluara më parë nuk kanë munguar molotovët në drejtim të forcave të policisë që qëndrojnë para godinës. Po ashtu janë hedhur edhe fruta e perime, si dhe tymues. Por këtë herë nuk ka pasur përplasje fizike me policinë apo tentativë për heqjen e gardhit metalik.

Por tubimi është shoqëruar edhe nga tensionet. Një grua në moshë është futur mes protestuesve dhe u konfliktua me ta. Ajo dëgjohet duke thirrur “bravo policia”, “policia është me në” e më pas dëgjohet të thotë “mos më prek”, pasi debaton me një protestues.

Protesta u mbyll pas afro 1 orë e 30 minuta, nën efektet e zhurmave të molotovëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu