Moment i frikshëm: Rrufeja godet afër qytetarit që po xhironte me telefon

Në rajonin e Dukagjinit që dy ditë gjatë mbrëmjeve është duke mbizotëruar mot me shi dhe me bubullimë e rrufe, shkruan Gazeta Metro.

Të dielën dhe të hënën qytetet si Peja, Gjakova, Klina dhe Istogu janë përfshirë nga stuhi të fuqishme të shoqëruara me bubullimë e rrufe.

Në Vrellë të Istogut, një person ka qenë duke xhiruar shiun gjera ishte duke rënë, mirëpo rrufeja më pas godet shumë afër tij.

Video është postuar në rrjetet sociale dhe shihet momenti se si godet rrufeja, ku edhe ndriçon natën.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu