Moment i sikletshëm te Juventusi: Sarri iu arsyetua Ronaldos se përse e zëvendësoi gjatë ndeshjes ndaj Tottenhamit (VIDEO)

Juventusi e ka filluar fazën para sezonale me humbje, pasi u mposhtën 3-2 nga Tottenham Hotspuri në kuadër të International Champions Cup.

Erik Lamela e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 30’-të te Spurs, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë filloi më mirë për kampionin e Serie A-së, pasi Gonzalo Higuain (56’) dhe Cristiano Ronaldo (60’) e përmbysën rezultatin për 2-1.

Por, pesë herë fituesi i Topit të Artë u zëvendësuar në minutën e 63-të nga Mattia de Sciglio, e që kjo taktikë e Sarrit nuk i pëlqeu portugezit.

Ish-trajneri i Chelseat u mundua të arsyetohej para Ronaldos, por ky i fundit ishte i acaruar.

Lucas Moura dy minuta pas zëvendësimit të portugezit e barazoi rezultatin në 2-2, ndërsa në minutat shtesë ishte Harry Kane, i cili me një gol nga gjysma e fushës vulosi rezultatin përfundimtar 3-2.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu