Momenti emocionues, infermieret kujdesen për foshnjën e prindërve të infektuar me Covid-19

Një moment emocionues wshtw bwrw viral nw rrjet pasi tregon momentin kur dy infermiere po kujdesen për një djalë të vogël pasi pothuajse e gjithë familja e tij u infektua me koronavirus.

Fëmija tre muajsh dhe motra e tij, një vjeçare, nga Katghora, shteti Indian i Chhattisgarh, u izoluan kur nëna e tyre, 27-vjeçare, testoi pozitive për Covid-19.

Xhaxhai i tyre u thirr për ti marrë fëmijët, por pas testimit u konfirmua se ai kishte virusin. Gjyshja e fëmijëve pastaj erdhi t’i çonte në shtëpi, por mjekët konfirmuan që edhe ajo vuante nga virusi.

Metro shkruan se babai i fëmijëve nuk jeton afër, do të thotë se fëmijët kishin mbetur pa kujdestar. Katër infermiere nga Instituti i Shkencave Mjekësore Gjithë India në Neë Delhi aktualisht janë duke e marrë atë me radhë për t’u kujdesur për djalin e vogël.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu