Momenti i sikletshëm në Ankara, Macron tenton t’i puthë dorën Emine Erdogan, bashkëshortja e presidentit turk nuk e lejon

Macron përballet me një gabim protokolli gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në NATO. Një përshëndetje e shkurtër mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe Zonjës së Parë të Turqisë, Emine Erdogan, në tapetin e kuq para darkës së samitit të NATO-s në Ankara, është bërë virale në rrjetet sociale.

Gjatë pritjes së organizuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kamerat filmuan një moment që shumë përdorues të rrjeteve sociale e interpretuan si një refuzim ose shmangie nga ana e Emine Erdogan, kur Macron u duk se tentoi t’i puthte dorën përpara se përshëndetja të vazhdonte. Pranë presidentit francez ndodhej edhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron.

Momenti ndodhi ndërsa liderët e NATO-s po mblidheshin në aktivitetin përpara samitit./ad/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu