Momenti kur Blinken prek tokën shqiptare, takimi me ministrin e Jashtëm, ambasadorin shqiptar dhe Yuri Kim

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken po zhvillon për herë të parë një vizitë në Tiranë.

Ai zbriti në aeroportin e Rinasit ku u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, amabsadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, bashkë me të dërguarin me punë të SHBA në Tiranë, David Wisner.

Në aeroportin e Rinasit ishte edhe ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në tapetin e kuq ishin të rreshtuar edhe disa marinsa amerikan që shërbejnë në ambasadën amerikane në Tiranë.

Nën masa të forta sigurie sekretari Blinken iu drehtua më pas Tiranës në këtë vizitë intensive 8 orëshe në Tiranë.

Rreth 1000 forca policore janë në terren për të mundësuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e vizitës së tij në Tiranë.

Blinken pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu