Momenti kur boksieri bullgar kolapson dhe ndërron jetë në ring gjatë meçit me shqiptarin

Isus Velichkov, boksieri nga Bullgaria, vdiq në ring gjatë meçit me shqiptarin, Ardit Murja në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” natën e sontme.

Derisa po zhvillohej rundi i pestë, 21-vjeçari bullgar kolapsoi pasi fillimisht iu morën këmbët pranë qoshes së ringut, raporton Periskopi.

Panika e kaploi trajnerin e tij dhe të pranishmit pas atij momenti.

Fillimisht u raportua se ai kolapsoi pas goditjeve të rënda të marra nga Murja, mirëpo në bazë të pamjeve që shohim në videon e mëposhtme duket se në fakt ai po përjetonte komplikime shëndetësore vazhdimisht, derisa nuk shohim ndonjë goditje të rëndë të marrë nga kundërshtari.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, Velichkov tragjikisht vdiq duke e tronditur gjithë audiencën sportive në Shqipëri dhe jo vetëm. /Periskopi

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu