Momenti kur Izraeli bombardon bazën ajrore siriane (VIDEO)

Baza ajrore e ushtrisë siriane është bombarduar duke lënë 14 persona të vdekur, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump, paralajmëroi Bashar al-Assad-in se do të paguajë “çmimin” për sulmet e tmerrshme kimike që i ka kryer ndaj dhjetëra fëmijëve

Siria dhe Rusia kanë fajësuar Izraelin për sulmet në bazën ushtarake T-4 në provincën Homes, por zyrtarët e lartë të këtij vendi kanë refuzuar të komentojnë rreth mundësisë së përfshirjes së tyre.

Moska zyrtare pretendon se dy aeroplanë luftarakë izraelitë F-15 kanë kryer duke hedhur rreth 8 raketa, 5 prej të cilave janë shkatërruar pa përfunduar në cak. Fluturaket nuk kishin shkelur hapësirën ajrore siriane, derisa mediet lokale raportojnë se raketat kishin shkelur hapësirën ajrore Lebaneze mbi Keserwan dhe Bekaa.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë mohuar përfshirjen në sulm, në të cilin kanë mbetur të vrarë një numër i luftëtarëve iranianë që janë besnikë ndaj Assadit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu