Momenti kur Mourinhos i përfundon durimi dhe largohet nga konferenca virtuale për media për shkak të problemeve teknike

Jose Mourinho prodhoi një tjetër moment ikonik në konferencë për shtyp mbrëmë (e enjte) kur doli jashtë ende pa filluar pyetjet e gazetarëve.

“I veçanti” pa skuadrën e tij, Tottenham duke barazuar 0-0 me Bournemouth dhe kjo ndikoi shumë në disponimin e tij.

Kjo bërë që trajneri portugez të mos jetë në humor të mirë në konferencën pas ndeshjes, ku pati edhe disa vështirësi teknike.

Mourinho nuk ishte i gatshëm të rrinte në konferencë pas problemeve teknike dhe hoqi menjëherë kufjet e tij.

“Na vjen keq djelmosha”, u tha Mourinho gazetarëve dhe u largua nga konferenca.

Reagimi i portugezit nuk ka mbetur për u vënë re nga tifozët e futbollit, të cilët kanë pushtuar rrjetet sociale me momentin e zemërimit të tij.

Siç tregon videoja e konferencës së plotë për shtyp, Mourinho nuk u kthye dhe kështu kishte një karrige boshe dhe analiza të vogla pas ndeshjes po vazhdonin.

Më pas u njoftua që trajneri i Spurs do të bënte një tjetër konferencë për shtyp të premten, ku ai do të analizonte ndeshjen me Bournemouth dhe do të fliste për derbib e të dielës ndaj rivalëve londinez të Arsenalit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu