Momenti kur Robin Krasniqi nokautoi Boeselin (VIDEO)

Haxhi ‘Robin’ Krasniqi ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh boksierin Dominic Boesel për titullin e botës në IBO dhe WBA.

Mbrëmja e së shtunës ishte e madhe për shqiptarët, pasi tashmë kemi një boksier kampion bote.

Bëhet fjalë për Robin Krasniqin, i cili ishte i pamëshirshëm ndaj kundërshtarit të tij, Boesel, në meçin e zhvilluar bë GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë.

Krasniqi arriti të bëhet kampion i përkohshëm bote në peshat gjysmë të rënda, pas fitores së madhe ndaj Boesel pas vetëm tre raundesh.

Raundi i tretë ishte fatal për Boesel, i cili nuk arriti assesi t’i bëjë ballë goditjeve të forta të Krasniqit.

Më poshtë keni momentin vendimtar, kur djaloshi nga Juniku nokautin kundërshtarin e tij dhe shpallet kampion bote.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu