Momenti kur ushtria ruse hap zjarr në qendër të qytetit të Khersonit

Qytetet ukrainase vijojnë edne të jenë nën sulmet dhe të shtënat e ushtrisë ruse, teksa së fundmi një video e shpërndarë në rrjete sociale tregon pikërisht një tank rus që hap zjarr pa pyetur për shënjestrën.

Të shtënat në qendër të Khersonit ndodhën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kurse Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për provokim të situatës që solli këto të shtëna.

Në video shihen mjetet e blinduara ruse, nga të cilat ushtarët hapin zjarri, por që nuk dihet mbi kë qëllojnë.

Ndërkohë kujtojmë se ushtria ukrainase ka filluar kundërofensivën në rajonin e Khersonit, që mori nën kontroll në javët e para të pushtimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu