Pasi mori në duar të gjithë pushtetin në Mbretërinë e Arabisë Saudite, princi i kurorës Muhamed bin Salman tashmë do të marrë edhe fronin.
Ai pritet të detyrojë babain e stij Salman bin Abulaziz që të heqë dorë nga froni duke ia kaluar të birit përcjell Albeu.com.
Kështu shkruan në Twitter një personazh mjaft i njohur për informacionet sekrete në Arabinë Saudite, i cili cilësohet edhe si “Julian Assange” arab.
“Muxhathit”, emri i profilit në Twitter që mendohet se i përket një anëtari të familjes mbretërore, shkruan se Muhamed bin Salman ose siç e thërret media botërore M.B.S është marrë vesh me Donald Trump dhe Jared Kouchner që të largojë babain nga pushteti dhe të bëhet vetë mbret.
“Kjo do të ndodhë para datës 4 korrik 2018”, shkruan profili misterioz në Twitter, i cili ka zbuluar mjaft të dhëna sekrete nga Arabia Saudite që kanë rezultuar të vërteta. /albeu.com/










