“Mosdënimi i gjenocidit të Serbisë, përgjegjësi e politikës së vendeve euroatlantike”

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, ka bërë me dije se qëmoti është dashur që Serbia të dënohej për gjenocidin e kryer në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Krasniqi, ka thënë se përgjegjëse për mosdënimin e këtij gjenocidi është politika e vendeve euroatlantike.

Sipas Krasniqit, mosdënimi e ka trimëruar presidentin, por edhe zyrtarët serbë, të cilët, duke i mohuar masakrat, po tregojnë se nuk kanë hequr dorë nga politika gjenocidiale.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka bërë me dije se dialogu Kosovë-Serbi mund të rinisë, por me këtë mentalitet të politikës serbe ky proces nuk mund të sjellë ndonjë rezultat të mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu