Mosha ideale për t’u martuar?

Sipas një studimi të bërë nga Nicholas Wolfinger, sociolog amerikan, mosha më e mirë për t’u martuar është në të 30-tat tuaja.

Rreziku për një divorc të mundshëm fillon e rritet në moshën 20-vjeçare, pasi asnjëri nga të dyja palët nuk është mjaftueshëm i sigurt në hapat që hedh për shkak të moshës së re.

Por, në moshën 30-vjeçare ky rrezik sa vjen e ulet.

Gjithsesi, njësoj si në moshën 20-vjeçare, ashtu edhe pas të 40-tave fillon e rritet rrezikshmëria.

Me shumë gjasa, martesat pas të 40-tave bëhen thjesht sepse mendoni se nuk keni më kohë të gjeni dikë tjetër.

Nicholas tregon se duke parë nivelin e divorceve, mosha ideale për t’u martuar është 35-vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu