Moska e gatshme të pranojë Jerusalemin Perëndimor për kryeqytet të Izraelit

Moska është e gatshme të pranojë Jerusalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit, gjë e cila mund të konstatohet nga deklarata e publikuar ne faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj parimeve të miratuara nga OKB-ja për një zgjidhje Palestinë-Izrael, e cila përfshin statusin e Jerusalemit Lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez”, thuhet në deklaratën e publikuar të enjten.

Megjithatë, deklarata vijon më tej se “në të njëjtën kohë, e kemi patjetër të shprehim qëndrimin e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet të Izraelit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu