Moska pas barikadave serbe, Koloneli Demiraj: Rusia po mbron majën e Kopanikut

Nder analizat e shumta mbi krizën në veri të Kosovës, dhe ngritjes së barrikadave, është edhe ajo që e sheh tensionin në atë zonë si një nga skenar të përgatitur nga Moska.

Sipas kolonelit të ushtrisë shqiptare, Dritan Demiraj, ky skenar është i padiskutueshëm.“Fuqia e Vuciq është e pamjaftueshme për të shkaktuar trazira. Por SHBA dhe BE janë fajtorë, duhet t’i japin fund qasjes neutrale. Vuçiq po shprehet si një qen i Putinit, dhe ka mbështetjen e kryeministrit tonë. Por KFOR dhe NATO janë një garanci e jashtëzakonshme, dhe nuk do të jepte kurrë një urdhër për hyrjen e trupave”, deklaron ai.

Demiraj tregon edhe atë që sipas tij është synimi strategjik kryesor rus në Kosovë.

Një nga pikat e interesit rus në veri është Maja e Kopanikut, pasi aty Federata Ruse ka patur një nga pajiset kryesore të luftës elektronike, me rreze 400 kilometra, me të cilin përgjon 4 shtete anëtare të NATO-s, duke përfshirë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe deri në Kretë”, thotë ai në A2 CNN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu