“Moti, armiku ynë kryesor”, flet anëtari i ekipit shqiptar në Turqi: Banorët shpresojnë që të afërmit të nxirren gjallë

Dorjan Aliko, përgjegjës i sektorit të bashkëpunimit kombëtar dha detaje nga situata që paraqitet në qytetin e Malatya-s në Turqi, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i fuqishëm. Ekipi shqiptar përbëhet prej 50 vetash ndërsa pritet që të mbërrijë dhe pjesa tjetër që është nisur sot drejt Turqisë.

Ai tha se operacioni për kërkim shpëtimin e personave nën rrënoja bëhet më e vështirë për shkak të motit të ftohtë. “Jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe me mekanizmin e mbrojtjes civile evropiane. Sa i përket motit, është armiku ynë kryesor sepse përtej temperaturave që pengon ndërhyrjet dhe shoqërohet me një erë shumë të fortë.

Siç shtoi ai kërkimet vazhdojnë me mjetet e nevojshëm dhe me sinjalistika që sinjalizojnë prezencë të personave nën rrënoja. Ai theksoi se ka pasur edhe ndërhyrje manuale pasi edhe vetë banorët e zonës së prekur nga tërmeti janë angazhuar në operacionin e kërkim shpëtimit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu