Moti sot gjithandej me reshje bore dhe shiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje kryesisht bore. Reshjet e shiut në disa vende do të jenë më të shumta, sidomos në pjesët perëndimore, sipas parashikimit të Autoritetit të Çështjeve Hidrometeorologjike (HMA).

Në zonat malore pritet të formohet një mbulesë e konsiderueshme bore, e cila do të jetë mbi 30 centimetra, ndërsa në vendet e ulëta nga 3 deri në 10 centimetra. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, sidomos përgjatë Povardarisë. Temperatura në mëngjes do të jetë nga minus 6 deri në 4 gradë, ndërsa gjatë ditës nga minus 2 deri në 8 gradë Celsius.

Në Shkup, sipas parashikimit sot do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë me reshje bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të jetë zero gradë, ndërsa gjatë ditës do të arrijë deri në 3 gradë Celsius.

Për ditën e nesërme në parashikimin e Entit Hidrometeorologjik njoftohet se do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe më të ftohtë, ndërsa në orët e mëngjesit me reshje lokale bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në drejtim të Luginës së Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior.

Në Shkup sinoptikanët njoftojnë se moti nesër do të jetë pjesërisht i vranët me mot me diell dhe ftohtë. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit të nesërm do të jetë nga minus 10 deri në zero gradë, ndërsa gjatë ditës nga minus 3 deri në 6 gradë Celsius.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu