Motivet që tetovari vrau 30 vjeçaren serbe dhe më pas u vetëvra

Gruaja serbe 30 vjeçare me inicialet J.V. është qëlluar me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:30, jo larg pikës së pagesës në Preshevë.
Ajo u plagos nga partneri I.B, 52 vjeç, shtetas i Maqedonisë nga Tetova, me të cilin ishte në lidhje.

Siç mëson portali Alo!, vajza e plagosur ka një martesë me dy fëmijë, që ishte e divorcuar. Së fyndi ajo krijoi një lidhje me shqiptarin nga Tetova, të cilin e takoi në Zvicër.

“ Ajo ka jetuar në Zvicër para tre vitesh, aty janë njohur. Kur u kthyen në Serbi, u transferuan në Banjën e Vranjës. Ajo kishte shpesh probleme me të, sepse ai e detyronte të jetonte me të në Maqedoni. Për shkak të këtij presioni, ajo vendosi të transferohej tek e ëma në një qytet tjetër dhe të largohej prej tij. Ai nuk u ndal me kaq, ndaj erdhi në shtëpinë e saj të enjten dhe praktikisht e detyroi të shkonte në Maqedoni”, shpjegon një burim i afërt me hetimin.

30-vjeçarja e plagosur është transportuar në QSUT në Vranjë, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Nishit.

Siç kemi shkruar më herët, I.B. plagosi gruan kur policia rrugore i ndaloi në pikën e pagesës.

“Derisa polici po i shkruante një kallëzim kundërvajtjeje, ajo shfrytëzoi rastin dhe doli me vrap nga makina dhe ai e ndoqi pas saj dhe e plagosi policin me dy plumba me pistoletë dhe më pas vrau veten me një plumb në kokë”, theksuan hetimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu