Motra e Ronaldos reagon ashpër: Cristiano s’mund të bëjë gjithçka vetë

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Ronaldo, ka reaguar edhe një herë në mbrojtje të vëllait të saj në Instagram, pasi Lyoni e eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve.

Kampioni italian regjistroi fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve të premten, mirëpo u eliminua nga gara shkaku i epërsisë së Lyonit me gola të shënuara si mysafir.

Memphis Depay shënoi në pjesën e parë të ndeshjes nga pika e penalltisë për t’ia dhënë një epërsi edhe më të madhe Lyonit për kualifikim nga ky duel, pas fitores 1:0 në ndeshjen e parë, që ishte zhvilluar para ndërprerjes së sezonit shkaku i koronavirusit.

Cristiano Ronaldo shënoi dy herë për ta përmbysur rezultatin të premten në mbrëmje. Mirëpo, tentimet e tij nuk ishin të mjaftueshme për ta mbajtur në garë Juventusin, dhe trajneri Maurizio Sarri u ndëshkua si rezultat i këtij dështimi duke e humbur postin e trajnerit.

“Ti bëre punë më të mirë sesa kushdo tjetër. Jam krenare të të shoh duke luajtur dhe të të shoh sa i përkushtuar je, por fatkeqësisht nuk mund të bësh gjithçka vetë, kjo është e pamundur”, shkroi motra e Ronaldos.

“Ti e di se futbolli është i tillë, por ti duhet gjithashtu ta dish se e dhe më të mirën nga vetja dhe se je ende më i miri”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu