Mourinho dëshiron të marrë drejtimin e kësaj skuadre

Bayern Munich është duke kërkuar për zëvendësuesin e Niko Kovac, i cili u shkarkua nga drejtimi i skuadrës bavareze pas humbjes me Eintracht Frankfurt.

Dhe sipas asaj që raporton “Sky Sport Deutschland” , dikush është i gatshëm ta marrë drejtimin e Bayern Munich.

Bëhet fjalë për Jose Mourinhon, i cili është i papunë që pas largimit nga Manchester United.

Madje sipas asaj që raporton media gjermane, Mourinho është i gatshëm të firmos një kontratë afatgjatë me Bayern.

A do ta marrin parasyshë Uli Hoeness dhe Karl Heinze Rummenige dëshirën e portugezit? Kjo pritet të mësohet në ditët në vazhdim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu