Mourinho e merr Ibrahimovicin te Tottenham?

Zlatan Ibrahimovic tashmë e ka konfirmuar largimin e tij nga LA Galaxy në muajin e ardhshëm. Sipas të gjitha gjasave ai pritet të rikthehet në Evropë, derisa Milani raportohet se është favoriti kryesor për të nënshkruar me suedezin teksa një destinacion mjaft i mundshëm është edhe Tottenhami.

Jose Mourinho dhe Ibrahimovic kanë një miqësi mes tyre pas kohës së kaluar së bashku te Interi dhe në Manchester United. Ish-lojtari i Leeds Unitedit, Danny Mills beson se kjo mund të ndodhë.

“Si thoni për Zlatanin te Tottenhami? Kush është sulmuesi i dytë për Harry Kanen? Ata nuk e kanë një”, ka thënë Mills.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu