Mourinho kërkon Andre Silvan si zëvendësim të Harry Kane

Andre Silva është drejt largimit nga Eintracht Frankfurti, pasi nuk po luan rregullisht dhe nuk ka arritur pritshmëritë. Sulmuesi portugez është huazuar për dy vite në klubin gjerman, por largimi i tij duket i pashmangshëm.

Hapësirat e pakta tek klubi gjerman kanë bërë që Silva të kërkojë largimin, pasi tani në garë për të është futur edhe Tottenham Hotspur.

Londinezët kanë mbetur pa kapitenin Harry Kane dhe janë në kërkim të një sulmuesi që do ta zëvendësonte anglezin.

Pasi nuk po arrijnë të marrin Vedat Muriqin në janar, Jose Mourinho po kërkon shërbimet e bashkëkombësit të tij Andre Silva.

Spurs kanë kontaktuar Milanin për të pyetur për huazimin e tij gjashtë mujor me opsion blerje për 20 milionë euro.

Dëshira e lojtarit është të punoj me Mourinhon, por tani fati i tij varet nga Eintracht Frankfurt dhe Milan nëse do të gjejnë gjuhë të përbashkët për ndërprerjen e huazimit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu