Mourinho kërkon mbrojtësin turk të Juventusit

Tottenham futet fuqishëm në garë për kartonin e Merih Demiral, i cili nuk po kalon një moment pozitiv me fanellën e Juventusit.

Edhe pas dëmtimit të rëndë që pësoi Giorgio Chiellini, ai është aktivizuar vetëm një herë nga trajner Sarri, i cili me sa duket nuk e preferon shumë turkun.

Pavarësisht situatës së krijuar te bardhezinjtë, ofertat në drejtim të mbrojtësit nuk mungojnë, me Milanin që vazhdon ta vëzhgojë me interes dhe Manchester United e Manchester City-in që i janë vënë pas lojtarit.

Juventusi për ta lënë të lirë turkun kërkon 35 milionë euro, një sakrificë e vogël kjo për Tottenhamin që me Jan Vertonghen dhe Toby Alderweireld së shpejti pa kontrata, kanë nevojë për një mbrojtës si Demiral për të përmbushur kërkesat e Mourinhos në repartin e prapavijës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu