Mozzik feston ditëlindjen, kaq vite mbush

Reperi shqiptar, Gramos Aliu i njohur si Mozzik, feston ditën e sotme (e mërkurë) ditëlindjen. I lindur më 29 shtator të vitit 1996, ai ka mbushur plot 26 vite jetë me suksese të mëdha në karrierë.

Lidhur me këtë, artisti nga Ferizaj ka ndarë disa fotografi të realizuara në Amsterdam të Holandës.

“Sot 26 vite Zoti me dëshirën e nënës dhe të babait tim më sollën në jetë shumë urime për mua, 26”, ka qenë përshkrimi i këtyre imazhe.

Ndërkohë, urimet në hapësirën për komente kanë qenë të ndryshme nga miqtë e fansat. I njëjti gëzon një karrierë të bujshme duke qenë se ka nisur të merret me këtë profesion që në moshë të re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu