MPB zbardh detaje të reja mbi incidentin në Reçicë të Tetovës

“Mbrëmë rreth orës 23:15, në fshatin Reçicë të Vogël të Tetovës, pas një përleshjes verbale, njëri person – banor i Reçicës së Vogël ka ndërruar jetë, ndërkaq dy bashkëfshatarë të tij kanë marrë lëndime të rënda nga arma e zjarrit – pistoletë, të cilët janë dërguar për shërim në Klinikën e Shkupit”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore e Tetovës, njofton Portalb.

“Prokurori publik kompetent i Prokurorisë Themelore të Tetovës, i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për zbardhjen e rastit dhe ka ngritur dërguar padi penale. Janë dhënë një sërë urdhrash për t’i kërkuar të dyshuarit, po ashtu edhe për gjetjen e gjurmëve dhe dëshmive për zbardhjen e rastit dhe konstatimin e fakteve për këtë lëndë”, shtojnë nga Prokuroria Themelore.

Sipas njoftimit të MPB-së, incidenti ka ndodhur në rrugën “188”. Incidenti ka ndodhur mes tetovarëve 33 vjeçarit A.B. dhe 30 vjeçarit B.M. nga njëra palë dhe nga pala tjetër 37 vjeçari H.M, 34 vjeçari M.H. dhe 39 vjeçari H.K. I dyshuari B.M., sipas policisë, pas përleshjes verbale, në një moment ka nxjerrë armë zjarri dhe ka filluar të gjuaj drejt tre personave tjerë, gjatë së cilës H.M. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërkaq H.K. dhe M.H. kanë marr lëndime në pjesën e këmbëve./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu