MPJ e Britanisë thërret ambasadorët e Rusisë dhe Iranit në Londër

Ministria e Jashtme e Britanisë ka thirrur ambasadorët e Rusisë dhe të Iranit në Londër në lidhje me situatën në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, në një deklaratë me shkrim në lidhje me çështje është shprehur “Kam thirrur ambasadorët e Rusisë dhe të Iranit për t’iu përcjellë shqetësimet e thella. Është shumë e rëndësishme mbrojtja e civilëve dhe dërgimi i ndihmave humanitare.

Në deklaratë thuhet se në dy takime të veçanta ambasadorëve iu është përcjellë shqetësimi i qeverisë britanike në lidhje me veprimet e Rusisë dhe Iranit në Siri.

Johnson ka theksuar se fakti që duket se janë duke u evakuuar civilët nga Halepi nuk do të thotë se Rusia dhe Irani meritojnë lavdërime. Ai në vijim të fjalës së tij u shpreh: “Pasi ti lësh njerëzit në një gjendje të mjerueshme nuk mund të presin lavdërime pse i lanë momentin e fundit civilët të ikin nga Halepi. Të dy shtetet duhet ti japin siguri OKB-së e cila është duke monitoruar evakuimin e civilëve nga Halepi, që do të mbrohen civilët që nuk kanë të bëjnë me luftën.”

Në deklaratë thuhet gjithashtu se mbrojtja e civilëve të Halepit është e një rëndësie jetësore dhe se lajmet që janë sulmuar ambulancat janë shumë shqetësuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu