MPPS e Maqedonisë ka një informacion të rëndësishëm për shfrytëzuesit e ndihmës sociale

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në Maqedoni dje ka sjellë një vendim që të kthehen nëpër listat e shfrytëzuesve të ndihmës sociale të gjithë ata që deri tani padrejtësisht janë larguar për shkak të marrjes së parave nga transfertat e shpejta të parave nga familjarë nga jashtë vendit.

Ministrja për punë dhe politikë sociale Mila Carovska ka njoftuar publikun dje nga Kumanova se heqja e të drejtës së marrjes së ndihmës sociale për qytetarët vetëm pse kanë pranuar dhurata nga familjarë nga jashtë shtetit është e dhimbshme dhe ka kërkuar që të njejtët të paraqiten në qendrat rajonale për të riaktivizuar këtë të drejtë, shkraun Telegrafi Maqedoni.

Kjo ndalesë për ndihmesat sociale nga shteti për rastet e rrezikuara sipas Carovskës është e pa drejtë dhe nuk ka bazë ligjore por është bërë vetëm duke ndryshuar rregulloren e punës.

Për ilustrim, vitin e kaluar në të gjithë Maqedoninë gjithësejt 910 vetave ju është ndaluar e drejta për të marrë ndihmë sociale. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu