Një mrekulli e vërtetë. Kështu mund të konsiderohet shpëtimi i Klajdi Qatos, djali i pronarit të hotelit që u shemb në plazhin e Shkembit të Kavajës.
25 vjecari ishte zënë nën rrënoja nga grumbullimi i betonit bashkë me babain dhe gjyshen.
E para që doli gjallë ishte gjyshja e tij, shëndoshe e mirë me dëmtime jo të mëdha.
Pak orë më vonë u nxorr edhe babai i tij, i cili fillimisht ishte në jetë por duket se nuk e përballoi dot faktin që nën rrënoja ishte ende i biri i tij, dhe vdiq në duart e familjareve të vet.
Por kërkimet e mundishme dhe plot shpresë të familjes dhe emergjencave për të gjetur të gjallë djalin, 25 vjecar kanë rezultuar me fat.
Djali dha shenja jete rreth orës 12:00 dhe po nxirret nga ekipet e shpetimit mes brohoritjeve të një numri të madh banoresh që prisnin me ankth lajmin për gjëndjen e tij.
Ai është djali i pronarit të hotelit “Palma” qe u shemb i tëri.










