Mrekulli pas 26 orësh, dy fëmijë shpëtohen nga rrënojat e tërmetit në Turqi, pamje

Mijëra persona kanë vdekur e shumë të tjerë janë ende nën rrënoja si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që mëngjesin e djeshëm goditi Turqinë. Ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet në ndërtesat e shkatërruara, dy fëmijë të vegjël janë shpëtuar nga rrënojat në qendër të Hatajit pas 26 orësh.

Ekipet teksa po punonin në qendër të qytetit dëgjuan zhurma që vinin nga një ndërtesë. Më pas ata intensifikuan punën e tyre në godinë duke nxjerrë gjallë dy fëmijët.

Sikurse duket në fotot e publikuara nga CNN turk, fëmijët janë dërguar në spital me ambulancë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu