Mrekullia, i mbijetuari i tragjedisë ajrore të Karaçit në Pakistan: Si dola nga avioni në flakë

Historia e Muhamed Zubejrit është një mrekulli e vërtetë. Me plagë të lehta, ai i mbijetoi tragjedisë më të fundit ajrore të ndodhur në Pakistan, ku në Karaçi, një avion u rrëzua mbi shtëpi banimi duke u marrë jetën 97 njerëz njerëzve.

“Kishte fëmijë, burra, gra, të moshuar në aeroplan. Kur avioni filloi të ngrihej përsëri mbi pistë, të gjithë bërtisnin dhe qanin, të gjithë filluan të luteshin,” u tha Zubair gazetarëve në spital.

Pasi u rrëzua avioni, Zubair arriti të shpëtojë.

“Pasi shpërtheu zjarri në aeroplan, unë zhbllokova rripin e sigurimit dhe pashë diku dritë. Dola nga avioni duke u hedhur nga lartësi që ishte pothuajse tre metra”, thotë Zubair.

Në vendin e përplasjes, ushtria dhe shpëtimtarët kërkuan pa u lodhur trupat e bllokuar nën rrënoja.

Familjet e viktimave u mblodhën para morgut për të identifikuar të dashurit e tyre.

U mbajtën funeralet e para, ku mes tyre ishte dhe një familje me katër fëmijë.

“Ç’mund të themi? Ne e humbëm vëllanë. Askush nuk mund të paguajë për këtë humbje. E tërë familja iu shua”, tha Fahad Khan.

Aksidenti ndodhi në prag të Fiter Bajramit, kur shumë pakistanezë udhëtojnë në familjet e tyre.

Numri i personave të plagosur, banorë të 18 shtëpive mbi të cilat ra avioni, po përcaktohet gjithashtu.

Ajo që shkoi keq gjatë fluturimit do të dihet pas hetimit. Lajmi i mirë është se është gjetur një kuti e zezë.

“Unë me përgjegjësi pretendoj se do të zhvillohet një hetim i drejtë dhe i pavarur. Hapat e nevojshëm do të merren kundër kujtdo që duhet të përgjigjet,” tha Ghulam Sarëar, Ministri i Aviacionit në Pakistan.

Avioni ishte afër aeroportit kur piloti vuri re një mosfunksionim. Edhe pse ishte informuar se të dy pistat ishin gati për ulje, piloti vendosi të bënte një xhiro tjetër. Kutia e zezë duhet t’i përgjigjet pyetjes se pse e bëri këtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu