‘Mu derdh kafja’, Majlinda Kelmendi zbulon si e mësoi ofertën 3 milionë euro nga Kazakistani

Driton Kuka ka zbuluar se Majlinda Kelmendi, disa vite para Lojërave Olimpike, ku xhudistja nga Kosova mori medaljen e artë kishte ofertë për të ndërruar shtetësinë.

Në emisionin ‘Pressing’, tha se Kazakistani ishte i gatshëm t’i jepte 3 milionë euro Majlinda Kelmendit.

Por, pa u menduar dy herë Kuka thotë refuzoi atë ofertë bashkë me Majlindën, por kjo e fundit zbuloi në Pressing se për një kohë të gjatë se kishte ditur shumën, por e mësoi nga shoqëria.

“Qysh moj i refuzove tre milionë euro? Isha duke pirë kafe dhe mu derdh, thash sa?”, u shpreh Majlinda.

Ajo me shumë krenari, thotë se kurrë nuk është penduar që refuzoi milionat për të garuar për vendin e saj, që e ka bërë krenar me medalje të shumta të arta.

“Kurrë s’jam kanë pishman për atë ofertë, dhe s’besoj se do të bëhem ndonjëherë në jetë. E kam ditur që Kazakistani e ka bërë këtë ofertë”.

Ajo tregoi se edhe një tjetër shtet është munduar ta marrë në radhët e saj, është Azerbajxhani.

“Më vështirë e kam pasur kur kam pasur ofertë nga Azerbajxhani, sepse ekonomikisht kemi qenë shumë keq familjarisht. Mami më ka bërë presion me pranu atë ofertë, më shumë që mos të zhdukem si sportiste sepse s’kisha të ardhura. Ditë pas dite, menduam dhe vendosem që do të mbesim në Kosovë pavarësisht ofertave. Unë e di që tre milionë euro s’do t’i marr kurrë këtu, por s’jam pishman aspak sepse mënyra se si më respektojnë njerëzit, kjo nuk blihet”.

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë organizoi një ceremoni shtetërore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu