Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri në një debat televiziv mbrëmë ka deklaruar se shumë shqiptarë të pafajshëm për momentin po vuajnë dënim me burg të përjetshëm, shkruan Fakte. Sipas tij, po bëhen përpjekje që kjo çështje të rregullohet ashtu siç u rregullua ne rastin “Monstra”, kur u liruan nga vuajtja e dënimit të akuzuarot e këtij rasti dhe lënda u kthy në rishqyrtim.
“Jam në rrjedha edhe me rastet tjera, edhe me rastin ‘Alfa’, edhe me rastin e Almirit dhe raste tjera, dhe po mundohemi të bëjmë diçka, por duhet ta kuptoni se ka procedura të cilat duhet patjetër të respektohen”- ka deklaruar Muki, duke theksuar se megjithatë qeveria nuk dëshiron të ndikojë në punën e propurorisë.
Zekiri në përgjigjen e kreut të veteranëve të UÇK-së, Besim Hoda, nëse ndjehet fajtor për votimin e zëvendësit të Zvërlevskit për Kryeprokuror, është përgjigjur në mënyrë konfuze duke thënë se “ka qenë me tëndësi të hiqet Zvërlevski, dhe pasi Jovevski kishte konkuruar, është votuar i njejti”, dukeheshtir faktin se ka pasur gjithsrjt 23 kandidat të paraqitur për kryeprokuror, mes tyre edhe shqiptarë, ndërkohë që Jovevski është vlerësuar si përzgjedhja më e keqe.










