Muhamed Zekiri kërkon të dalë nga “Shutka”, Prokuroria kundër

Ish-sekretari gjeneral i Qeverisë, Muhamed Zekiri, para Gjykatës së Apelit kërkoi që t’i shfuqizohet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri. Siç tha para gjykatës, po të kishte dashur të ikte, ka pasur hapësirë një vit që ta bëjë këtë gjë.

Ai thotë se ka ditur se është nën hetim, e megjithatë nuk është arratisur. Miqtë e Zekirit kanë dhënë pronë si garanci se nuk do të ikë, por sipas Prokurorisë kjo nuk mjafton kundrejt dëmit material që e ka shkaktuar ish-sekretari gjeneral.

Gjykatësit e Apelit kanë afat prej 24 orëve që të marrin vendim nëse Zekiri pas pothuajse dy muajve, do të dalë nga burgu “Shutka”. Kundër Zekirit udhëhiqet rast për mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, gjegjësisht për një studim fizibiliteti për privatizim të “Postës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu