Muharrem Nitaj: A t’ia çojmë tash na Serbisë zarfet me vota të helmuara, godet idenë e Kurtit dhe Osmanit për heqen e taksës

Ish-kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Muharrem Nitaj, ka ‘sulmuar’ idenë për reciprocitet të dy partive fituese në zgjedhjet e 6 tetorit LVV-LDK, duke u deklaruar pas rastit të sotëm se ‘a duhet t’ia çojmë edhe ne tash Serbisë zarfet me vota të helmuara’.

Derisa gjithça po shkonte mirë në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit të votave, në orën 11:00 të mëngjesit të sotëm aty procesi u ndal.

Kjo për arsye se rreth 26 zyrtarë të KQZ’së që po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, patën alergji e reaksione në duar e fytyrë po sa i prekën ato.

Rreth këtij rasti është deklaruar edhe Muharrem Nitaj i AAK’së, por duke e sulmuar idenë e LVV’së dhe LDK’së, të cilat ditë më parë u deklaruan se taksa 100 përqind duhet të hiqet, dhe të zëvëndësohet me reciprocitet.

“Ky është reciprociteti me Serbinë! A t’ia u çojmë edhe ne do zarfe me vota të helmuara”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu