Mund të luajë në Arabinë Saudite, por Ronaldo mposht Messin dhe yjet e tjerë si lojtari më i kërkuar në Google

Cristiano Ronaldo ishte nën kritika në fund të vitit të kaluar për sjelljet e tij te Manchester United me çka edhe pasoi shkëputja e kontratës me pajtim të dyanshëm.

Ylli 38-vjeçar më pas vendosi të kalonte te Al Nassr për një pagë që raportohet të jetë 200 milionë euro në vit dhe kritikat u rritën edhe më shumë se ai u largua nga Evropa për shkak të kësaj shume.

Por, pesë herë fituesi i Topit të Artë vazhdon të jetë pjesë e raportimeve nga kontinenti i vjetër për lojën e tij në Arabinë Sauditë, ku realizoi dy het-trike e skuadra e tij e re, ndërsa tani po dominon në një tjetër aspekt.

Ronaldo është lojtari më i kërkuar në Google, me 17.4 milionë kërkime në emër të tij.

Ai e mposht rivalin e përjetshëm, Lionel Messin, që është në vendin e dytë me 13.2 milionë kërkime.

Top treshen e mbyll Neymar, që ka 9.2 milionë kërkime në emër të tij, e listën e plotë mund ta shikoni më poshtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu