Analisti i njohur politik Sasho Ordanovski në një analizë të tij të fundit ka vënë në pah se partia maqedonase në pushtet së bashku me krerët e saj në krye me ish kryeministrin Gruevski dhe ish shefin e kundërzbulimit Mijalkov po pregadisin disa skenare të reja që sipas tij bëhen me qëllim të shpëtimit të kokave të tyre nga akuzat dhe hetimet që po bëhen për krim e korupsion nga ana e Prokurorisë speciale, njofton Zhurnal.
Sipas Ordanovskit, shpëtim nga kjo katrahurë për ta do të ishte një skenar i ngjajshëm me atë të Kumanovës e më saktësisht Lagjen e trimave ose veprime të ngjajshme si ajo. Siç shkruan më tej Ordanovski, për familjen që ka drejtuar shtetin për një dekadë mirë është që në shtet të mbizotërojë gjenjde e keqe.
Paralajmërimi i një skenari të rrezikshëm ishte edhe ndërhyrja e njësitit për intervenim të shpejtë Alfa në afërsi të ambasadës amerikane ku ky njësit ishte në një stërvitje në rast të një situate emergjente. Sipas Ordanovskit veprimet e tilla ishin ndërmarë pa dijeninë e ministrit të brendëshëm Spasovski, gjë që janë veprime të rezikshme dhe alarmojnë për diçka të rezikshme që mund të ndodh në të ardhmen.
Analizën në versionin origjinal të Ordanovskit mund të lexoni në linkun në vazhdim:
http://slobodenpecat.mk/Home/Item/4707?title=kade-e-gospodinot-%D1%84in%D1%84isher?