Mund tju duket si dhomë hoteli por janë burgjet e Norvegjisë, me pishina, xhakuzi dhe sauna (VIDEO)

Dhoma të ngrohta, udhëtim më biçikleta dhe vende gatime me 5 yje. Mirë se vini në burgun në Norvegji!

Rrjeti televiziv CNN ka realizuar një reportazh në një burg të Norvegjisë.

Nuk duket aspak si shumica e burgjeve në SHBA, apo vende të tjera. Kjo për shkak se sistemi i burgjeve në Norvegji është projektuar mbi bazën e tri vlerave: normalitetin, njerëzimin dhe rehabilitimin.

“Ne hamë darkë me të burgosurit së bashku dhe për ta është normale, ndërsa për ne është mënyra e të punuarit me ta”, tha një zyrtar i burgut.

“Unë flas me ta rreth jetës, unë flas me ta për jetën time. Unë nuk mendoj për atë që ata kanë bërë, është e kaluar. Detyra ime është të shikoj në të ardhmen dhe ti ndihmoj ata për të ardhmen”, shprehet ai.

Në SHBA, burgu shihet përgjithësisht si ndëshkim për krimet e kryera. Por Norvegjia mund ta ndryshojë këtë.

Në vitin 2015, drejtorët e burgut dhe ligjvënësit nga Dakota e Veriut udhëtuan për të parë burgjet. Udhëtimi ishte pjesë e një programi që merr zyrtarët e shtetit për të vizituar vendin. Kur liderët u kthyen, Dakota e Veriut ngadalë filloi të bënte ndryshime në sistemin e saj të burgjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu