Mungojnë tabelat në shqip, Ministria e Financave tregon kur do i vendosi

Ministria e Financave bën të ditur se tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe do të vendoset gjatë javës së ardhshme. Reagimi i këtij institucioni vjen pasi që Lëvizja BESA sot mbajti një konferencë me gazetarët para ndërtesës së kësaj ministrie, në të cilën qëndron vetëm mbishkrimi në maqedonisht, përcjellë INA.

“Duam të informojmë opinionin se procedura e tenderit për tabelat e reja ka përfunduar dhe se në bashkëpunim me Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, tabela në tre gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht para Ministrisë do të vendoset gjatë javës së ardhshme”, informoi Ministria e Financave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu