Mungon në Champions, Messi i thyen rekordin CR7-tës me golin ndaj Maccabi Haifa

Kundër Maccabi Haifa në Izrael, Lionel Messi arriti të shënonte golin e barazimit për PSG-në në ndeshjen e dytë të grupeve të Champions League. Me këtë gol, argjentinasi ka thyer rekordin e Cristiano Ronaldos, i cili këtë sezon nuk luan në Champions League, pasi Manchester United nuk ia doli dot të siguronte një vend në këtë kompeticion.

Deri para këtij takimi “Pleshti” kishte kaluar 9 muaj pa shënuar në Champions League, dhe goli i fundit ishte më 7 dhjetor kundër Bruges, takim që u fitua 4-1 nga parizienët dhe argjentinasi shënoi në minutën e 76-të të takimit.

Tani, ai arriti të thyejë rekordin unik të shënimit të golave ​​kundër 39 skuadrave të ndryshme, ndërsa Ronaldo mbeti pas me 38. Më poshtë vjen Karim Benzema, golashënuesi më i mirë i Real Madridit, me 34.

Si të mos mjaftonte kjo, ai ka shënuar të paktën një gol në Champions League për 18 sezone radhazi. Më poshtë vijnë Benzema (17) dhe CR7 (16).

Siç duke mungesën e CR7-të në Champions League po e shfrytëzon siç duhet Messi, ndërsa vazhdon të thyejë rekorde me skuadrën e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu